SHBA-BE, një zë për dialogun/ Evropianët të prerë: Nisni punën me Asociacionin

SHBA-BE, një zë për dialogun/ Evropianët të prerë: Nisni punën me Asociacionin

Evropianët janë treguar të prerë me kryeministrin Albin Kurti që të nisë sa më shpejt zbatimin e pikave të marrëveshjes së Ohrit, duke vënë theksin tek Asociacioni.

Puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm.

Më herët, edhe kryediplomati i BE-së Josep Borrell kërkoi zbatimin e marrëveshjes pa vonesa.

Kërkojmë të nisë zbatimi bazuar në propozimin tonë, pa vonesa të mëtejme. Kjo përfshin edhe detyrimin për të dyja palët që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura më herët në dialog.

Nga Nju Jorku, diplomati i lartë amerikan Derek Çloet, gjatë takimit me presidenten Vjosa Osmani kërkoi angazhim urgjent të Kosovës në dialogun në Bruksel.

Një bisedë e mirë me presidenten Vjosa Osmani për zotimin tonë të përbashkët për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, për nevojën për të shtensionuar situatën dhe për angazhimin urgjent në dialogun për normalizimin e raporteve me Serbinë që lehtësohet nga BE-ja – që është kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin drejt BE-së.

Akuzave të Albin Kurtit për njëanshmëri në favor të Serbisë në dialog të emisarit special evropian Miroslav Lajçak, zyrtari evropian iu përgjigj me një foto bashkë me emisarin amerikan Eskobar dhe diplomatin e lartë Derek Çolet.

Gjithmonë është e dobishme të rikonfirmojmë se ne ndajmë të njëjtin lexim për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe jemi në të njëjtën linjë sa i përket rrugës përpara.

Marrëveshja prej 11 nenesh e dakordësuar në Ohër nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat. Po ashtu palët zotohen se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët në procesin e dialogut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy