Zusi: Jemi në situatën më të vështirë ekonomike, duhen marrë masa urgjentisht (VIDEO)

Zusi: Jemi në situatën më të vështirë ekonomike, duhen marrë masa urgjentisht (VIDEO)

Kryetari i Eksportuesve të Shqipërisë, Alban Zusi, në një lidhje Skype në studion e lajmeve në MCN Live ka komentuar lidhur me rritjen e pakontrolluar të çmimeve në fushën e hidrokarbureve dhe shportës ushqimore.

Teksa ka komentuar protesta e ndërmarra nga qytetarët ai i ka cilësuar si të drejta, por nga ana tjetër edhe mjhaft të rrezikshme dhe se nëse qeveria nuk ndërhyn menjëherë me masat situata brenda pak ditësh do të ketë dalë nga kontrolli.

Ai i tha se aktualisht jemi në situatën më të vështirë ekonomike dhe se nëse qeveria punon mirë rritja e çmimeve mund të menaxhohet, por konfliktet sociale nuk mund të menaxhohen dot nëse nuk ndërhyhet sa është në kohë.

Është ndër situatat më të vështira përsa kohë merrem me biznes. Mendoj se pas ngjarjeve të rënda të ‘97 kjo është situata më e vështirë që po kalon vendi nga pikëpamja ekonomike. Në fakt u bënë 2-3 javë sepse sapo hapin telefonin dikush na thotë se furnizimi radhës tjetër do të vijë me një çmim më të lartë. Duket një situatë e dalë jashtë kontrollit, dhe kjo për të gjitha lëndët e para që ne përdorim, çdo gjë është në njëlloj rritje të pandalshme dhe frenetike do të thoja. Të gjithë duhet të konvergojë përpjekjen për të mos pasur tension dhe përplasje sociale. Ajo që po ndodh me publikun në Shqipëri është më shumë shqetësuese sesa dinamika me bizneset sepse nëse dinamikës së biznesit do ti shtoheshin dhe këto përplasje atëherë situata do të bëhej dhe më e vështirë   për ne shqiptarët.

Protestat janë të justifikuara në mënyrë absolute sepse është rritje galopante dhe nuk përballohet dot sidomos për ato ushqimore, por nga ana tjetër janë të rrezikshme sepse mund të fusin një komponentë dinamikë që mund të bëhet e pamenaxhueshme. Nëse qeveria punon mirë rritja e çmimeve mund të menaxhohet, por konfliktet sociale nuk i menaxhojmë dot. Duhet të merret masa për një paketë të plotë, nëse njerëzit dalin në rrugë se u mungon ushqimi s’ka njeri ti kthejë ata pas nga rruga.

Pas dy muajsh ky vend do të jetë duke u djegur në flakë dhe nëse kjo situatë vazhdon dhe 2-3 ditë kjo situatë do bëhet e pakontrollueshme, prandaj shteti duhet të veprojë menjëherë me masat. Situata është e jashtëzakonshme dhe paketa e masave duhet të merret urgjentisht brenda 24 orëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy