
Kina do të mbajë një takim Kinë-Rusi-Iran për çështjen bërthamore të Teheranit në Pekin të premten, më 14 mars, të kryesuar nga zëvendësministri i Jashtëm Ma Zhaoxu.
Palët e tjera do të përfaqësohen nga zëvendësministri i Jashtëm rus Sergey Ryabkov dhe zëvendësministri i Jashtëm iranian Gharib Abadi.
Të tre palët, njoftoi Ministria e Jashtme kineze, “do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështjen bërthamore iraniane dhe çështje të tjera me interes të përbashkët”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme tha se Ma Zhaoxu, zëvendësministri i Jashtëm i Kinës, do të kryesojë takimin, ku do të marrin pjesë zëvendësministrat e jashtëm të Rusisë dhe Iranit, Ryabkov Sergey Alexeevich dhe Kazem Gharibabadi.
Gjatë mandatit të parë të presidentit amerikan Donald Trump, i cili përfundoi në vitin 2021, Uashingtoni vendosi të tërhiqej nga marrëveshja që kishte vendosur kufizime mbi ambiciet bërthamore të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.
Teherani, i cili mbeti palë në marrëveshjen e 2015 për një vit tjetër pas tërheqjes së SHBA-së, filloi të tërhiqet nga angazhimet e tij.
Që atëherë, përpjekjet për të ringjallur marrëveshjet kanë pasur sukses të vakët.



