
Pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se përkrah anëtarësimin e Kosovës në NATO, ka ardhur reagimi i presidentit Vuçiç.
Ky i fundit tha se ka biseduar me Erdoganin në lidhje me këtë çështje.
Presidenti serb thotë se homologu i tij turk ia ka sqaruar se çfarë ka thënë dhe se ka hequr dorë nga nota e protestës.
Kam pasur një bisedë me presidentin e Turqisë, Rexhep Erdogan. Ai më ka sqaruar se çfarë ka thënë, se çfarë u përcollë dhe ne morëm vendim që të mos dërgojmë notë proteste.



