34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë, anija ‘Vlora’ mbërriti në brigjet e Barit

34 vite nga eksodi i shqiptarëve drejt Italisë, anija ‘Vlora’ mbërriti në brigjet e Barit

Më 8 gusht 1991, anija e mallrave “Vlora” mbërriti në portin e Barit, në Itali, duke shënuar një nga ngjarjet më dramatike në historinë moderne shqiptare.

Plot 34 vite më parë, rreth 20 mijë shqiptarë u ngjitën në këtë anije, në përpjekje për të shpëtuar nga varfëria, pasiguria dhe kaosi i asaj kohe, duke lundruar përmes Adriatikut drejt Italisë.

Ngjarja mbetet simbol i eksodit masiv të shqiptarëve, në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim. 

Të mbipopulluar dhe në kushte ekstreme, udhëtarët e “Vlorës” tronditën opinionin publik ndërkombëtar dhe lanë gjurmë të thella në historinë e emigracionit shqiptar.

Ndonëse emigrantët shqiptarë udhëtuan për një të ardhme më të mirë, ata u mbyllën fillimisht në stadiumin e vjetër ‘Della Vittoria’, ndërsa më pas u riatdhesuan për në Shqipëri.

Por, pavarësisht këtij fakti jo të gjithë shqiptarët u kthyen në Shqipëri. Emigrantëve ushqimi u dërgohej me helikopter, ndërsa nuk mungonin rastet kur shqiptarët përlesheshin me policinë, pasi tentonin të dilnin prej aty.

Brenda dy javësh, shqiptarët u dërguan përsëri në Shqipëri me anije dhe aeroplanë. 

Sipas shifrave të asaj kohe, në vendin tonë u riatdhesuan 17 mijë e 400, ndërsa në Itali mbetën 1.500 vetë që kishin paraqitur kërkese për strehim politik.

Bordi i anijes ishte i tejmbushur me burra, gra dhe fëmijë që prisnin për fatin e tyre midis dy brigjeve të Detit Adriatik. Njerëzit vareshin ku të mundeshin, deri tek shtiza e flamurit është tabloja që kujtohet edhe sot. 

Autori i vërtetë i fotos ikonike të eksodit të shqiptarëve drejt Italisë është fotografi shqiptar me origjinë nga Korça, Gani Xhengo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy