
Belind Këlliçi u mor në pyetje nga SPAK për mbi sy orë dhe ka dhënë llogari për falsifikim dokumentesh, përfshirë atë të diplomës së gjimnazit dhe mosdeklarim të pasurisë së bashkëjetueses.

Në një komunikim për emisionin “Të paespozuarit” në MCN tv, Këllici, u shpreh se këto fakte jo vetëm që vërtetohen që nuk të vërteta porse u zgjodhne në këtë ditë për të larguar vëmendjen nga lajmi i ditës i Erjon Veliaj në SPAK.
Mendova se jam thërritur për dosjen për 5D, por aty mësova se jam thirrur në lidhje me një kallëzim nga një mashtrues i dënuar me vendim gjykate 1 vit para se të lindja.
Kur mbërrita në SPAK mora vesh se isha thirrur për shkak të një kallëimi që një person i dënuar si mashtrues, Idajet Beqiri, paska depozituar kallëzim ndaj meje, ku ka mbledhur artikujt e gazetave dhe portalit të nipit të Begejave, Karlo Bollino dhe i ka përpiluar në kallëzim penal. Unë kallëzohem sepse pretendon zotëria se kam falsifikuar diplomën e gjimnazit dhe se kam fshehur pasurinë.
Jo vetëm qe diploma ime nga Amerika është njësuar në Shqipëri dhe aty shihet edhe diploma ime në Hary Fuls.
Jam pyetur për çdo gjë, për partneren time që unë dal në media publikisht dhe them që nuk bashkëjetoj me të dhe nuk jemi bashkë dhe ajo po kujdeset për familjen e saj.
Jam pyetur se paskam paguar dhjetëra mijëra euro për të bërë foto me presidentin e SHBA Donald Trump. Ta pyesin vetë Trump, ça të them unë. Unë i kam dhënë deklaratat, kam dalë që në fillim e kam deklaruar që kam pasur zero kosto financiare.
Duke qenë se nuk mund të vazhdohej pa një akuzë pa me hedhur baltë, do duhej të gjendej lajm paralel, të sfumohet zhurma e sotme e Veliaj dhe të hiqet vëmendja nga lajmi i ditës dhe është gjetur dita e sotme pikërisht për të më thirrur.



