Në pak orë dy aksidente të shënuara në aksin Lezhë-Milot dhe ‘Shkalla e Tujanit’ në Tiranë kanë sjellë dy viktima.
Në aksin Lezhë-Milot, në afërsi të një karburanti, një furgon mallrash ka përplasur një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen në vend. Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërsa është bërë shoqërimi i shoferit B. Gj në komisariat nga ana e policisë.
Ndërkohë në Tiranë, në vendin e quajtur Shkalla e Tujanit ku po ndërtohet rruga e ‘Arbrit’, një person ka humbur jetën pasi drejtuesi i automjetit, N.K, është përplasur në një vend që është kantier ndërtimi. Për pasojë ka humbur jetën 68-vjeçari H. D, ndërsa janë plagosur edhe dy pasgjerë me inicialet B.K.
Aktualisht këta të fundit ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.



