Gazetari Sokol Bregu ka komentuar në studion e lajmeve ën MCN TV lidhur me 500 kilogramë kanabis që do të trafikoheshin në Turqi me gomone.
Ai tha se është një hetim i nisur muaj më parë, ndërsa theksoi se të arrestuarit nuk kanë precedent të mëparshëm penal. Sipas tij, operacioni nuk ka pasur dekonspirim , ndërsa bëri me dije se tregu i drogës nuk do të përfundojë asnjëherë për aq kohë sa kemi klientë.
Është hetim i nisur muaj më parë, kemi të bëjmë me persona të rrezikshëm. Ky rrjet funksiononte i tillë për të shpërndarë se jo të gjithë e njihnin njeri tjetrin, tjetërkush e transportonte dhe tjetërkush e dërgonte. Kjo është një organizatë mirëfilli pavarësisht se të arrestuarit nuk kanë precedentë të mëparshëm penal.
Parashikohet një dënim i rëndë për të gjithë personat e arrestuar. Kur policia mori informacionin se nga do nisej ishte një pikë që se kontrollonte dot për shkak të errësirës, duhet të dimë se janë gomone të shpejta dhe mundet që në momentin që do merret droga dhe do hipte në skaf mundej dhe të zhdukej, e dyta mund dhe të digjej. Nëse do e bllokonin në nisje prova digjej dhe hetimi 6 mujor do shkonte dëm.
I pyetur nëse i janë trembur një dekonspirimi të operacionit, Bregu tha se dekonspirim nuk beson të ketë këtë herë dhe se ky ka qenë një operacion mirëfilli.
Ne e kuptojmë fare qartë se ku vuan policia dihet që vuan te dekonspirimi, por këtë herë jo. Dhe nëse do ketë dhe një dekonspirues brenda forcave RENEA atëherë s’kemi më çfarë flasim por nuk e besoj. Dekonspirimi mund të jetë nga larg. Mendohet se është një shifër më e lartë se ajo që është kapur se ata udhëtojnë zakonisht me mbi 1 ton, por është për tu përshëndetur dhe me kaq sa janë kapur.
Duhet të ketë qenë një shifër më e madhe se sa ajo që u kap. Vlora është një ndër prodhuesit më të mëdhenj dhe një ndër trafikuesit më të mëdhenj të drogës drejt Italisë për shkak dhe të pozitës gjeografike të saj. Duket se ka një trend në rritje të drogës.
Jo cdo gjë është në kontroll sepse në të kundërt s’do ekzistonte krimi. Ka një rritje vërtetë, mendoj se lufta ndaj drogës është në vazhdim sepse kur ti mendon se i ke dhënë një goditje të madhe në atë moment ajo mund të shpërthejë dhe më shumë. Droga nuk mund të mbarojë kurrë sepse ka klientë.



