Miroslav Lajçak përmendet në dosjet e Jeffrey Epstein

Miroslav Lajçak përmendet në dosjet e Jeffrey Epstein

Emri i diplomatit dhe ish-ministrit të jashtëm sllovak, Miroslav Lajçak, i cili shërbeu gjithashtu si i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, shfaqet në emailet e deklasifikuara të të dënuarit për krime seksuale Jeffrey Epstein, raporton media sllovake "Noviny.sk".

 

Në një email, Epstein shkruan se Lajçak do të vizitojë një nga rezidencat e tij, duke thënë se "Miro po vjen në Palm Beach" - një referencë për shtëpinë e Epstein në Florida - "për të hartuar strategji".

 

Dokumentet e publikuara përmbajnë gjithashtu emaile që thuhet se janë shkëmbyer midis tyre në vitin 2018. Emri i diplomatit sllovak Miroslav Lajçak shfaqet në to.

 

Vetë Lajçak nuk e ka konfirmuar komunikimin e tij me të dënuarin Epstein-in. Ende nuk është konfirmuar që emailet janë shkruar nga vetë Lajçak, por ato janë dërguar në adresën e tij në ministri ndërsa ai ishte Ministër i Jashtëm i Sllovakisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy