Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në zonën e Misto Mames.
Një makinë është përplasur me një motor në të cilin po udhëtonin dy persona. Raportohet se njëri prej te plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policise
Rreth orës 14:47, ne Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një motorr të përplasur me një mjet në kryqëzimin e rrugës "Ali Jegeni" me rrugën "Konferenca e Pezës".
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambaulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :
Në kryqëzimin e rrugës "Ali Jegeni" me rrugën "Konferenca e Pezës", mjeti motorr tip "Yamaha" (me drejtues shtetasin V.K., 28 vjeç dhe pasagjer shtetasin R.T., 27 vjeç) është përplasur me mjetin tip "Peugeot" me drejtues shtetasin A.Gj., 25 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjeri në mjetin tip motorr shtetasi R.T., 27 vjeç i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.





