
Autoritetet e Malit të Zi kanë konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur në Shëngjergj të Ulqinit i përket oficerit të antidrogës, Rudolf Elezoviç i cili ishte shpallur i zhdukur më 27 maj.
Policia malazeze tha se për ngjarjen ishte informuar prokurori i shtetit në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë, i cili kishte urdhëruar që trupi të dërgohej për autopsi.
Elezoviç kishte qenë në postin e shefit të policisë së Ulqinit prej 6 vitesh.
Më herët ai ka qenë në poste drejtuese në OB Ulqin dhe ka mbajtur edhe poste në sektorin e policisë kufitare.



