Argita Malltezi paraqitet në SPAK (VIDEO)

Argita Malltezi paraqitet në SPAK (VIDEO)

Pasi Argita Malltezi doli nga dyert e Prokurorisë së Posaçme tha për mediat se e gjithë kjo është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik.

Malltezi tha se nuk e disponon videon, por i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme të sqarojë nëse ekziston kjo vidio.

Çdo tentativë për të mbyllur gojën e oponencës është një tentativë për të nxjerrë institucionet publike nga kontrolli publik, tentativë që do të dështojë. Është tentativë që do të dështojë.
I jam referuar shkrimeve që ekzistonin në media të paktën që prej gushtit të 2024 që e akuzonin zonjën në fjalë për ato të cilat ajo nuk i kundërshton dot dhe nuk i ka kundërshtuar mesa u lexuar në ekstraktet e atij akti.
Ajo megjithatë ka kërkuar që Dumani t’i lajë fytyrën. Vë në dukje standardin e dyfishtë të kësaj godine këtu që shumë shpejt do të kthehet në një muze të turpit.

 

09:11 Argita Malltezi është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në SPAK.

 

Drupal Ad

Në një prononcim të shkurtër Malltezi tha se është thirrur për dosjen 193/2024 dhe se do të japë një deklaratë pasi të dalë nga Prokuroria e Posaçme.

Jam thirrur për çështjen 193/2024, pasi të jap dëshminë timë do të jap një deklaratë.

Çështje 193/ 2024  ka lidhje me kallëzimin e bërë në SPAK, më 19 tetor nga ish-kryetarja e GJKKO, Irena Gjoka. Gjoka ka kërkuar që të hetohen deklaratat e Argita Malltezit, ku kjo e fundit e akuzon gjyqtaren  se ka marrë 500 mijë euro.

Irana Gjoka është gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe “arrest në burg” për  Jamarbër Malltezin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy