“S’ka raste të përdorimit të drogës brenda shkollës”, Mullai: Oficeri i sigurisë do jetë syri dhe veshi i policisë! (VIDEO)

“S’ka raste të përdorimit të drogës brenda shkollës”, Mullai: Oficeri i sigurisë do jetë syri dhe veshi i policisë! (VIDEO)

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai foli në MCN Live lidhur me çështjen e sigurisë në shkolla, duke u shprehur se po synohet të çohet roli i oficerit të sigurisë në një stad tjetër, që të mos jetë vetëm roje, por syri dhe veshi i Policisë.

Aktiviteti i djeshëm, pavarësisht kohës që u zhvillua një muaj para mbylljes së shkollave, nuk është i vonuar. Në të gjitha shkollat 9-vjeçaret zhvillohet programi për reduktimin e cigareve dhe drogave. Ka një bashkëpunim me oficerët e policisë. Besoj që mesazhi që drejtori i përgjithshme është që nxënësit të qëndrojnë sa më pranë librit, dhe do të kenë pranë oficerët e sigurisë. Deshi ta çonte rolin e oficerit të sigurisë në një stad tjetër, që të mos jenë vetëm roje, por syri, veshi i policisë dhe ministrisë së Arsimimit për problematikat, duke filluar nga sherret, përdorimit të lëndëve narkotike, dhe problematika të tjera që tentojnë të hyjnë brenda shkollës. Që ditët e para që Gledis Nano ka përcjellë mesazhin që dua një Polici sa më të fortë me krimin, të pastër, dhe sa më etike me qytetarët”.

Mullai tha se 45 punonjës policie kanë dalë me probleme me drogën, dhe nëse do të rezultojnë të tillë edhe në testin e dytë, do të përjashtohen nga Policia e Shtetit.

Drejtori i Policisë gjënë e parë që ka kërkuar është bërjen e testit të drogës për të gjithë policët. Do që imazhi i Policisë të jetë i dashur dhe i besueshëm për publikun. I janë nënshtruar testit 1750 punonjës policie. 45 punonjës policie kanë dalë me probleme dhe do t’i nënshtrohet testit të dytë të mjekësisë ligjore. Ne grumbullojmë informacion dhe të dyshuarit i nënshtrohen testit. 45 janë punonjës policie të rolit bazë. Kanë të drejtën e tyre ta çojnë procesin deri në fund. Nëse dalin përdorues do përjashtohen nga Policia e Shtetit pa të drejtë rikthimi. Janë mbi 40 goditje në javë për këtyre që shpërndajnë narkotikë në doza vogla”.

Ndër të tjera, ai u shpreh se Policia e Shtetit nuk mund ta sigurojë e vetme sigurinë në shkolla, ndërsa shtoi nuk ka asnjë rast të përdorimit të drogës brenda shkollave.

Nuk mund ta sigurojë dot e vetme Policia e Shtetit sigurinë në shkolla. Një inspektor rendi inspekton 5 shkolla, si mund t’i kontrollojë dot 5 shkolla. Strategjia e vetme është bashkëpunimi i të gjithë aktorëve. Dua të siguroj që s’ka asnjë rast të përdorimit të drogës brenda shkollave. Të mos ta nxijmë realitetin. Nuk është se ka një situatë alarmante. Nëse fuknsionon trekëndëshi në shkolla, s'ka nevojë për Policinë e Shtetit. Në shkollë është qeveria e nxënësve, bordi i prindërve, oficeri i sigurisë dhe drejtoria, nëse e trajtojnë brenda tyre çdo rast negativ...”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy