Shpërthen me tritol banesa e Arben Turkut në Lushnjë

Shpërthen me tritol banesa e Arben Turkut në Lushnjë

Një shpërthim me eksploziv është regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “18 Tetori”, ndërsa burimet bëjnë të ditur se lënda plasëse është hedhur në banesën në pronësi të Albert Turkut, kunati i Altin Lamçes. Ky është rasti i tretë që në këtë banesë hidhet lëndë plasëse. Sipas informacioneve Turku ka qenë në banesë me familjarët dhe askush nuk ka lëndime. Nga sa mësohet lënda shpërthyese ashtu si dy herët e tjera është hedhur në oborr. “Rreth orës 21:45, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T., është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia. Rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ndërsa rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022. Edhe pse ka kaluar shumë kohë nga shpërthimi, asnjë autor apo pistë nuk është zbuluar nga policia e Lushnjës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy