Berisha me kapelë në fushatë/ Noka: Pjesë e strategjisë, i shkon kapelja "1-shit"

Berisha me kapelë në fushatë/ Noka: Pjesë e strategjisë, i shkon kapelja "1-shit"

Kryedemokrati Sali Berisha ka zgjedhur të shfaqet me kapelë dhe numrin 1, në fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 1 majit, një pamje e rrallë për të.

Drupal Ad

Flamur Noka, sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, theksoi se kapelja është pjesë e strategjisë së PR-it të partisë për këtë fushatë dhe vizionin e rinovuar të partisë.

Çdo detaj i imazhit dhe i prezantimit të liderëve është i hartuar me kujdes si pjesë e një strategjie të plotë për të tërhequr vëmendjen e publikut dhe për të promovuar vizionin e rinovuar të PD-së.

Pavarësisht se shqiptarët ndoshta nuk janë shumë të interesuar për strategjitë e partive, çdo veprim ka një qëllim.

Kapelja është çështje strategjie, sepse gjithçka që ka të bëj me PR është çështje strategji, e hartuar si i tillë.

Doktorit i shkon shume se kisha menduar se i shkon kaq shumë.

Në fund të fundit, ai që është ‘1’, është gjithmonë njësh, dhe i shkon kapela ‘1-shit’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy