
Vendimi i Gjykatës së Posaçme për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla tregon se SPAK ka nisur punën me ata që janë cilësuar shpesh si “peshqit e mëdhenj”. Në studion e lajmeve në MCN TV, gazetarja Anduena Llabani tha se sidoqoftë, vendimi i sotëm nuk tregon se Llalla i ka mbyllur hesapet me drejtësinë.
“Duket se SPAK ka nisur punën me peshqit e mëdhenj. Llalla ka drejtuar jo vetëm Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe ILDKP. Nuk mund të themi që i ka mbyllur hesapet me drejtësinë. Që pas rastit të fundit, për të nuk ka pasur më qetësi. Më pas gjithçka do të vijojë në të gjitha shkallët e gjyqësorit”, tha ajo.
Llabani deklaroi se nëse Llala do të shkojë në burg apo jo do të shihet pas 15 ditësh kur të shihet nëse do e rrëzojë apo jo këtë vendim.
Gjithashtu ajo theksoi se përsa i përket mbrojtjes, Llala nuk ka thënë asnjë fjalë por vetëm ka aprovuar me kokë gjithçka të thënë nga avokati i tij.
“Ka mbin 2 vjet që punohet për të mbledhur prova ndaj Adriatik Llallës i cili akuzohet për fshehje pasurie. Kjo është mbështetur në një pikë të kodit penal duke theksuar se mosdeklarimi apo fshehja e të ardhurave dënohet me gjobë dhe burgim deri në 3 vite. Gjykata nuk ka lëvizur asgjë për shkak se ai ka refuzuar dënimin e shkurtuar. Nëse do përfundojë Llalla në burg apo jo, kjo mund të shihet pas 15 ditësh, nëse do e rrëzojë apo jo këtë vendim.
Ai nuk ka folur asnjë fjalë vetëm ka aprovuar me kokë çdo fjalë të avokatit. Llalla ka thënë se është detyruar të marrë 7 mijë euro borxh për të shpërngulur familjen e tij në gjermani për ta mbrojtur pas kërcënimeve që familja e tij ka marrë, 7 mijë dollarë për lindjen e djalit të tij dhe blerjen e një trualli toke”, u shpreh Llabani.



