Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se duhet më shumë presion mbi Beogradin për të nënshkruar marrëveshjen për të cilën janë pajtuar.
Deklarata e Kurtit u bë në edicionin e 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës në Austri, në kuadër të panelit “Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik në kohë të vështira”.
“Kemi pasur sulme kundër ushtarëve të KFOR-it, policëve tanë dhe gazetarëve, pastaj rrëmbimi i policëve dhe në fund vrasja e policit kosovarë në Banjskë nga sulmi terrorist. Eskalimi ka ndodhur se përkundër marrëveshjeve gojore nuk ishte nënshkruar asgjë madje as në margjinat e Këshillit të Evropës”, deklaroi ai.



