Gjyqtari i Apelit të Tiranës me koronavirus/ Reduktohen seancat

Gjyqtari i Apelit të Tiranës me koronavirus/ Reduktohen seancat

Një gjyqtar i Gjykatës së Apelit, është konfirmuar si i prekur nga koronavirusi, çka ka bërë që gjykata të reduktojë në masë seancat e gjykimit.

Sipas konfirmimit të dhënë për TvT, mësohet se Këshilli i Gjykatës së Apelit Tiranë, vendosi reduktimin e veprimtarisë gjyqësore, duke vendosur të gjykojë vetëm çështje që i cilëson emergjente.

Kujtojmë se pak ditë më parë koronavirusi u shfaq edhe në Gjykatën e Posaçme ku pozitiv me COVID-19 rezultoi pikërisht kryetari i saj, Sandër Simoni.

Nuk është e qartë se nga e ka marrë virusin gjyqtari, por mësohet se ai gëzon shëndet të plotë, veç simptomës së rritjes së temperaturës. Në ditët në vijim i gjithë stafi i kësaj gjykate, t’i nënshtrohen analizave për të mësuar situatën e të prekurve.

Pas mbylljes së Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë, edhe gjykata e Apelit është mbyllur për shkak të rasteve Covid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy