Pas fatkeqësisë hekurudhore në Greqi, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Kostas Karamanlis jep dorëheqjen.
Kam disa vite që jam në politikë, por e konsideroj si element të domosdoshëm të demokracisë sonë që qytetarët e vendit tonë të kenë besim në sistemin politik.
Kjo quhet përgjegjësi politike. Për këtë arsye jap dorëheqjen nga posti i Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit.
Karamanlis shtoi se dorëheqjen e ndjen për detyrë që ta bëj si një shenjë minimale e respektit për kujtimin e viktimave.
Pas përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë, humbën jetën 36 persona, ndërkohë që rreth 60 të tjerë u plagosën.



