Pallatet/ Ahmetaj: Problemi më i madh është zënia e parkimeve. Shkak mungesa e ligjit

Pallatet/ Ahmetaj: Problemi më i madh është zënia e parkimeve. Shkak mungesa e ligjit

Drejtuesi i një kompanie administrimi objektesh në bashkëpronësi, Taulant Ahmetaj, tha në “Mcn Economy” se zënia e parkimeve është një ndër problemet më të mëdha në menaxhimin e komplekseve të pallateve. Ahmetaj thekson se kjo problematikë zgjidhet vetëm me ligj, 

Problematikat që hasim më shpesh është zënia e hapësirës së përbashkët dhe zënia e parkimeve. Parkimet janë problemi më i madh që kemi në komplekset që menaxhojnë. Vet qytetarët i zënë parkimet. Është problematikë shumë e madhe dhe shqetësuese. Zgjidhet vetëm me ligj, nëse funksionon ligji. Ka shumë konflikte që janë të përditshme, dikush është dashakeqës që i bën. Ka institucione që paguhen për të ruajtur rendin dhe qetësinë, dhe asnjë s’vepron. Sidomos në komplekse policitë ia hedhin njëra-tjetrës, jo polici e shtetit, jo private, s’mund të ndërhyjmë se është hapësirë private! Problemi më i madh është zënia e parkimeve, që janë zgjidhur me debate, konflikte. Kjo është për mungesë të ligjit.

Sa i takon ligjit të ri për bashkëpronësinë që pritet të hyjë në fuqi, Ahmetaj tha se:

Çmimin s’e përcakton ligji, por e përcaktojnë vet banorët, në bazë të shërbimeve që do bëjnë. Pallatet e kohës së Enverit, shumë pak kanë administratorë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy