Një deputete e Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe është sulmuar me thikë dhe armë zjarri duke u lënë e përgjakur në rrugë. Parlamentarja 42-vjeçare, Helen Joanne Cox ndodhet aktualisht në gjendje kritike për jetën në spital ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes .
Nga të dhënat e para rezulton se agresori është një burrë i moshës 52 vjeç. Ndërsa askush nuk iu afrua 42 vjeçares në momentin e plagosjes duke e lënë Cox pa ndihmë, të gjakosur në rrugë – tha gjithashtu për mediat një dëshmitar nga vendngjarja.
Në të kaluaren deputetja është marrë me çështjet që lidhen me konfliktin sirian dhe emigracionin. Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.



