Gjatë seancës së kësaj të premteje kushtuar zgjedhjes të Presidentit të ri, opozita kosovare është distancuar nga hedhja e gazit lotsjellës dhe përmes fjalimeve në foltoren e Kuvendit ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë.
Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri u shpreh se Zajednicën dhe Demarkacionin Kosova e ka dhuratë nga Thaci, ndërsa deputetja Donika Kadaj-Bujupi akuzoi Hashim Thacin se ka rikthyer Serbinë në Kosovë përmes marrëveshjeve të reja.



