Sejamini: Yuri Kim pa përvojë, u bë ambasadore në Shqipëri

Sejamini: Yuri Kim pa përvojë, u bë ambasadore në Shqipëri

Analisti Neritan Sejamini duke komentuar punën e ambasadores amerikane në vendin tonë, Yuri Kim u shpreh se ajo është një ambasadore e re pa përvojë.

Ai tha se Shqipëria është një vend jo shumë i rëndësishëm për SHBA-të dhe se një person që s’ka përvojë dhe ka kaq shumë peshë për të vendosur vjen në Shqipëri dhe bëhet ambasador.

Kim është një ambasadore e re, junior para kësaj ka mbajtur pozicione që s’kanë qenë vendimmarrëse dhe ambasadorët amerikanë janë bërë ambasadorë për herë të parë në Shqipëri. Kanë ardhur pa përvojë, pra është një person pa përvojë dhe kjo është e kuptueshme se dikur dikush do bëhet ambasador. Herët e fundit ambasadori amerikan në Shqipëri herët e fundit janë minoritet në diplomacinë amerikane dhe në diplomacinë amerikane ka procedura dhe një farë politike që duhen promovuar dhe Kim ashtu është. Bërja e saj ambasadore është një gjë e madhe, pra e thënë kështu është një diplomate pa shumë përvojë dhe aftësi vendimmarrëse. Ne jemi të parëndësishëm për SHBA, ne jemi në një vend që s’ka investime amerikane, ku s’ka tregti të madhe, numri i amerikanëve që jetojnë këtu është minimal, pra është një vend jo i rëndësishëm dhe problemi i dytë është që duke qenë se Shqipëria është një vend i parëndësishëm, peshën që ka për politikat e Shqipërisë është shumë e madhe, dhe ambasadorja amerikane bëhet njëri kyç. Një person që s’ka përvojë dhe ka kaq shumë peshë për të vendosur vjen në Shqipëri dhe bëhet ambasador.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy