Hajdari braktis tryezën e reformës zgjedhore: Nuk mund të qëndroj në një tryezë ku diskutohet për tenderat

Hajdari braktis tryezën e reformës zgjedhore: Nuk mund të qëndroj në një tryezë ku diskutohet për tenderat

Deputetja Rudina Hajdari ka braktisur tryezën e reformës zgjedhore. Sipas saj prej dy orësh, palët po diskutojnë për tenderin e identifikimit biometrik dhe jo për gjëra të rëndëSishme për qytetarët.

 Mbledhja nuk ka përfunduar akoma por kemi gati dy orë që shpenzojmë për tenderin e identifikimit biometrik. Nuk kam ardhur të merrem me tendera por për të përfaqësuar atë frymë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Është e pamunduar për të folur këtu për këtë gjë. Është e trishtë të ulen dhe të flasin për gjëra që nuk kanë rëndësi.

Unë u largova nga ky takim dhe për të shpenzuar kohën time me qytetarët dhe jo me kedo që diskuton gjëra të parëndësishme. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për gjëra që skanë rëndësi për qytetarët. Nëse do vazhdojmë me këtë metodë, po i mbylim derën çdo njeriu që ka besim në reformën zgjedhore", tha Hajdari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy