
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e djeshme vendosi t’u ndaloj kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt.
Në studion e MCN TV për të folur lidhur me arsyet e rrëzimit të kandidaturës së tij nga KED ishte juristi Sinan Tafajn, ish- Kryetari i Shoqatës së të Verbërve.
Tafaj sqaroi argumentet që kjo trupë ka përdorur për një rrëzim për herë të dytë të tij si garues i Gjykatës Kushtetuese duke u shprehur se gjithçka lidhej pse ai kishte përfituar pagesën e doktoraturës si i verbër dhe një pagesë tjetër si i punësuar.
Ndër të tjera ai deklaron se e vetmja shkelje që atij ju gjet ishte pse ishte paguar dy herë, teksa thotë se kjo është e ligjshme.
Nuk kam paraqitur dokumentet më për kandidim. Praktikisht nuk kandidova dhe duhet të shpjegoj arsyet. Kam kandiduar 2019 dhe 2020, në 2019 më është ndaluar kandidimi me arsyetimin për disa hua që kisha marrë te njerëzit e mi, rikandidimi në 2020 i plotësuan të dhënat dhe rrëzuan të gjitha pretendimet dhe mbeti pse unë kisha përfituar pagesën e doktoraturës si i verbër dhe i punësuar. Ky ka qenë argumenti i vetëm. Unë kurrë nuk kam menduar të zgjidhem kandidat në gjykatën kushtetuese. Shaku ka qenë që kam dashur të deklaroj pasurinë time, dhe e kam bërë transparente deri në qindarkën e fundit. ILDKPI si një organizëm për mua kriminal u mundua të shpifte për mua të cilat më pas i ka tërhequr. Pra e vetmja shkelje që mu gjet mua ishte pse isha paguar dy herë dhe si i verbër dhe i punësuar. Një person me aftësi të kufizuar ka të drejtë të marrë pagesën si qytetar me aftësi të kufizuar dhe si qytetar i thjeshtë. Unë i kërkova KED të vërtetonte se fakti që unë kam marë pagesën si doktor shkence dhe si i punësuar është një fakt i ligjshëm kështu që ju si KED nuk e shqyrtoni këtë fakt s’ka kuptim të kandidoj, nëse ky fakt merret i mirëqenë si shkelje s’ka pse të kandidoj sepse jam i paragjykuar, mbi një fakt të ligjshëm.
Ndërsa lidhur me deklaratatat e bëra më herët se çështjen do e çonte në Strasburg, Tafaj tha se, “Po e kam çuar, Strasburg është duke e shqyrtuar. Ankimimi ishte pse mos të kem të drejtë të ankohem në një shkallë më të lartë. Ky është problemi themelor. U pranua dhe do shqyrtohet në kolegj me 15 gjyqtarë. Jam duke punuar që ti vërtetoj Strasburgut që procesi zgjedhor në gjykatën kushtetuese është politik, që ligji 115 antikushtetues dhe gjykata apelit është keqpërdorur si gjykatë e shkallës së parë. Dua të vërtetoj ku qëndron shkelja pse jam paguar dy herë”.



