Gazetaret e rekrutuara zbuluan skandalin seksual, spitali në Londër refuzon “bamirësinë”

Gazetaret e rekrutuara zbuluan skandalin seksual, spitali në Londër refuzon “bamirësinë”

Spitali “Great Ormond Street” në Londër ka njoftuar se do të kthejë pas paratë e mbledhura si donacion gjatë një darke bamirësie të organizuar të enjten nga e ashtuquajtura “Presidents Club Charitable Trust”. Vendimi u bë publik, pas informacioneve se në darkën e bamirësisë ishin ngacmuar vajzat “hostess”.

Denoncimi për skandalin është bërë nga reportere të Financial Times, të cilat ishin rekrutuar si “hostess” gjatë darkës së bamirësisë. Ato thanë se ngacmimi niste që tek porosia për pamjen, pasi sipas tyre ishin “detyruar” të visheshin me funde të shkurtra të zeza, këpucë të zeza me taka të larta dhe të brendshme po të zeza dhe cfarë ishte më pikantja, u lejohej të konsumonin alkool gjatë punës.

Porosia, sipas reporteres së FT, Madison Marriage, ishte e vlefshme për të 130 vajzat. ‘Shikoje cdo gjë, nga futja e duarve poshte fundeve, prekja e gjoksit, duart në bark dhe në bel. Sapo I flisje një të ftuari, ai menjëherë të kapte duart. Unë mendoj se shumë prej tyre as nuk e dinin cfarë i priste. Madje, njëra prej vajzave ma tha troç, se i ishte kërkuar të bënte prostitutën”, tha Marriage për BBC.

Ndërkohë agjencia organizatore WPP, njoftoi se nuk mund të mbante përgjegjësi për atë cfarë bëjnë të ftuarit në një darkë si ajo. Megjithatë, agjencia njoftoi publikisht se nuk do të marrë më përsipër organizime apo evente të tilla.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy