Për të dytin vit rradhazi është një kineaste femër ajo që merr Ariun e Artë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Pasi Ildiko Enyedi nga Hungaria me filmin “On Body And Soul” fitoi çmimin vitin e shkuar dhe këtë vit është në garë për çmimet Oscar, një tjetër kineaste femër, këtë herë nga Rumania, Adina Pintilie, fiton çmimin e madh të Berlinales. Filmi i saj “Touch Me Not” është një eksplorim i kufinjve të intimitetit që përzien kufijtë ndërmjet realitetit dhe fantazisë.
Filmi, një film rreth frikës nga intimiteti dhe arritjes së lirisë seksuale ishte fituesi që nuk pritej i Ariut të Artë i përzgjedhur mes 18 filmave, duke përfshirë edhe filmin e Wes Anderson, “Isle of Dogs”, nga juria e kryesuar prej regjisorit gjerman Tom Tykëer, të njohur më së shumti për filmin “Run Lola Run”.
Çmimi i dytë i jurisë shkoi për regjisorin polak Małgorzata Szumoëska, filmi i të cilit ka në qendër një punëtor ndërtimi, i cili ka nevojë për transplantim të fytyrës pas një aksidenti të tmerrshëm.
Edhe “Isle of Dogs” (Aizël of Dogs) dhe Wes Anderson nuk u injorua plotësisht nga juria. Anderson iu dha Ariu i Argjendtë për regjisorin më të mirë për filmin e tij animacion. Ishte Bill Murray, i cili pranoi çmimin për Anderson-in.
Dy Arinj të Argjendtë për aktrimin shkuan për Ana Brun, aktore e “The Heiresses” (The Heireisis”) me regji nga Marcelo Martinessi (Marselo Martinesi) dhe për Anthony Bajon (Enthoni Bejon) për interpretimin në “The Prayer”.
Vitin e shkuar, Berlini ishte pikë kapërcimi i karrierës për dy filma që këtë vit konkurrojnë për çmimin Oscar: filmin e Ildiko Enyedi- On Body And Soul dhe filmin e Sebastian Lelio- A Fantastic Woman (uomën).



