Seanca e Kuvendit sot/ Shqyrtohet projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale

Seanca e Kuvendit sot/ Shqyrtohet projektbuxheti 2026 dhe paketa fiskale

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot një seancë plenare, ku do të shqyrtohen disa projektligje të rëndësishme që lidhen me sistemin tatimor, fiskal dhe buxhetor të vendit.
Gjatë seancës pritet të diskutohen ndryshimet në procedurat tatimore, tatimin mbi vlerën e shtuar, tatimin mbi të ardhurat, taksat vendore, faturimin dhe monitorimin e qarkullimit, si edhe masat që lidhen me rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme dhe menaxhimin e detyrimeve tatimore.

Në seancë pritet të diskutohet projektligji “Për buxhetin e vitit 2026”.

Projektbuxheti 2026 parashikon shpenzime totale prej 886,7 miliardë lekësh, ose 31,9% të PBB-së, me një rritje prej rreth 55 miliardë lekësh krahasuar me vitin 2025.

Në rend të ditës parashikohen edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar.”

Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’.”

Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 29, datë 30.3.2023, ‘Për tatimin mbi të ardhurat’.”

Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 9632, datë 30.10.2006, ‘Për sistemin e taksave vendore’, të ndryshuar.”

Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, të ndryshuar.

Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”.

Projektligji “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e të detyrimeve të pagueshme në doganë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy