Paketa e maleve/ Prethi: Shfuqizim! Curri: Zona të përcaktuara. Caca: Për të kapur me ligj pjesët më të mira

Paketa e maleve/ Prethi: Shfuqizim! Curri: Zona të përcaktuara. Caca: Për të kapur me ligj pjesët më të mira

Ligji për paketën e maleve është miratuar në vitin 2025, dhe aktualisht ka hyrë në fazën e zbatimit dhe ka regjistruar mbi 9500 shprehje interesi e mbi 1500 aplikime zyrtare

 

Nënkryetarja e Partisë “Shqipëria bëhet”, Dorina Prethi shpjegoi nismën për shfuqizimin e paketës së male, duke thënë për “MCN Live” se është ngritur një shqetësim madhor për paketën e sigurisë së pronësisë në Shqipëri si dhe për vetë bashkëjetesën në zona malore dhe në fshatra në Shqipëri. 

 

Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hilë Curri deklaron nga ana e tij se në paketën e maleve janë të përcaktuara zonat e zhvillimit.

 

Ndërsa arkitekti Gjergji Caca tha se kjo paketë nuk bëhetpër zhvillimin por për të kapur me anë të ligjit pjesët më të mira të vendit.

 

Prethi

Kodi Civil rregullon mënyrën si përfitojmë pronësinë në Shqipëri dhe këtu me ligj është klauzola e përdorur nga këta për tu bërë një ligj masakrues. Një nga mënyrat e përfitimit të pronësisë është kur e posedon pronën për 10-20 vite dhe kërkon posedimin, se edhe nëse ka patur pronarë ti ke 20 vite aty dhe bën sens por kjo për pronën private, jo për atë publike. 

 

Sepse pronat publike janë të patjetërsueshme. Është si për bregdetin, nuk mund të ketë bregdeti pronar, njësoj dhe malet. Mali është një pasuri kombëtare, është burim të ardhurash. Nuk mundesh që në konceptin e patjetërsueshëm të pronës publike, ta tjetërsojmë atë dhe aq më tepër ta tjetërsojmë me 1 euro. 

 

Curri

Në Fushë Arrëz janë bërë rreth 80 aplikime. Draftet nuk janë të qarta për të shpjeguar aplikuesit. Sipërfaqe pyjore në Shqipëri janë pronë e bashkive apo qeverive te zonat e mbrojtura. Kjo tapi mund të kalojë te një person nëse është përdorues tradicional. 

 

Nuk ka arritur të zbatohet, deri më tani asnjë bashki nuk ka arritur të bëjë asnjë lloj pakete. Paketa e maleve më shumë shërben për pjesën fotovoltaike, energjetike. Ne në Shqipëri i sjellim paketat e gatshme. Dëgjesat publike duhen bërë më parë në publik. Në paketë përcaktohen zonat e zhvillimit. 

 

Caca

U bë që këto prona që do merren do jenë të gjitha me projekte. Do bëjnë bujtina dhe do marrin 2 hektarë, sa të kenë fuqi. Ligji nuk u bë për kthimin e tokës të atij fshatari që e kishte të gjyshit, por të jep leje dhe pronë. 

 

Kjo nuk është për zhvillimin por për të kapur me anë të ligjit pjesët më të mira të vendit, për qoka dikujt. Unë nuk jam kundër zhvillimit por kundër përdorimit të elementëve ekstraligjor që nxirren në minutën e fundit

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy