SPAK një javë në Brazil, vizita sekrete në kërkim të provave për toneltatat e kokainës (VIDEO)

SPAK një javë në Brazil, vizita sekrete në kërkim të provave për toneltatat e kokainës (VIDEO)

Katër prokurorë të SPAK dhe një agjent i BKH-së për një javë qëndruan në Brazil. Ishte ambasada e SHBA-ve në Tiranë që zbardhi intinerarin, ndërsa emisioni FactCheck mëson se pas këtij takimi janë ngritur skuadra të përbashkëta hetimore ndaj krimit të organizuar shqiptarë që operon në Amerikën Latine.

Për arsye sigurie deri në kthimin nga Brazili përtej një raportimi në media, Institucionet zyrtare nuk bënë asnjë komunikim për vizitën e delegacionit shqiptar nga Prokuroria e Posaçme në Brazil.

Emisioni “FactCheck” mëson se pasditen e 25 tetorit 5 Prokurorët e SPAK dhe një oficer i Byrosë Kombëtare të Hetimit fluturuan nga Tirana drejt Brazil, duke zbritur në aeroportin e Rio De Janero.

Vizita e tyre më pas u ndal në Brazilia dhe në San Paolo, duke prekur tre shtetet në të cilat jo zyrtarisht thuhet se grupet kriminale shqiptare kanë dhe aktivitetin e bazat e tyre.

Më 5 Nëntor, 2024 qëllimin e kësaj vizite trans oqeanike do ta zbardhte ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.

Në postimin e saj thuhet se “Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Z. Dumani dhe kolegët e tij u angazhuan me zyrtarë dhe prokurorë të policisë braziliane të nivelit më të lartë dhe shkëmbyen informacion për fuqinë dhe rolin e jashtëzakonshëm që grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë në transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë.

Delegacioni u informua nga Drejtori dhe Zëvendësdrejtori i Brazilit për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët dhe Armatimet, Drejtori për Bashkëpunimin Policor Ndërkombëtar, Drejtori për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar, Drejtori dhe Zëvendësdrejtori për Hetimin Financiar, dhe Prokurori i Përgjithshëm që lufton grupin kriminal Primeiro Comando do Capital (PÇ) që kontrollon shumicën e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në Brazil, thuhet në njoftimin zyrtar të ambasadës.

Emisioni “FactCheck” mëson se pjesë e këtij takimi ishte dhe ajo e prokurorëve të SPAK dhe z.Dumani me Lincon Gakiya homologu Brazilian.

Primeiro Comando do Capital është organizata më e madhe kriminale në Brazil me qendër në kryeqytetin Brazil, sot me afro 40 mijë anëtarë dhe një buxhet prej 1 bilion dollarë.

Shtrirja e saj është në shumicën e vendeve të Amerikës Latine e po ashtu në Europë ndërsa me këtë organizatë kanë krijuar kontakte dhe biznes narkotrafiku dhe shtetas shqiptarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy