Apeli i GJKKO lë në burg shefin e policisë Kurbin

Apeli i GJKKO lë në burg shefin e policisë Kurbin

Ish-shefi i komisariatit Laç, Dritan Meta ka kërkuar lirinë në Apelin e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Gazetari Arsen Rusta raportoi se Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, teksa Meta është pjesë e një hetimi që drejtohet nga prokurori Vladimir Mara.

Dritan Meta akuzohet se ka ndihmuar gjatë kohës që ka qenë në detyrë që t’i fshihej policisë, arrestit dhe dekonspironte operacionin ndaj Gëzim Çelës, një personazh i njohur për policinë si bosi i narkotrafikut.

Pronat e tij janë vendosur nën sekuestro preventive, ndërsa Dritan Meta sipas SPAK akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke dekonspiruar vartësit e tij, duke pasur rolin më të lartë si shefi i policisë së Kurbinit, duke pasur në varësi territoriale zonën e Patokut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy