Bojkoti i zgjedhjeve/ Pas Topallit dhe Bregut, reagon Eduart Selami: Dëmton rëndë PD-në (VIDEO)

Bojkoti i zgjedhjeve/ Pas Topallit dhe Bregut, reagon Eduart Selami: Dëmton rëndë PD-në (VIDEO)

Deputeti demokrat, njëherazi ish-kreu i kësaj partie, Eduard Selami në një intervistë për Zërin e Amerikës e ka cilësuar si mjaft të dëmshme vendimin e Lulzim Bashës për të mos hyrë në zgjedhjet e 18 qershorit.

“Kam vënë re që z.Basha e përdori çadrën jo më për një protestë paqësore por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe me një gjuhë të papërshtatshme e përdori për të anashkaluar institucionet dhe me keq akoma, për të bojkotuar Parlamentin në një moment shumë të rëndësishëm siç është reforma në drejtësi që është e lidhur me rrugën integruese të Shqipërisë në Europë. Dhe më tej akoma në një retorikë të paprecedentë për të bllokuar dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhje e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë dhe për PArtinë Demokratike”, është shprehur Selami.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy