Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka folur sot në Kuvend rreth bisedës së publikuar mbrëmë mes tij dhe një drejtori të Fondit të Kujdesit Shëndetësor në Tropojë, i cili është shkarkuar nga detyra.
Beqaj ka thënë se mungesa e drejtorit Çlirim Hajdarmataj në mbledhjen e partisë nuk është arsyeja e vërtetë e largimit të tij nga puna. Ai tha se bisedës së tij me Hajdarmatajn i janë hequr disa detaje shumë të rëndësishme.
“Ajo bisedë është bërë më 8 korrik. Unë e kam atë audio që më 10 korrik. Kontrolloni çfarë është hequr. Nëse do të bëja për hakmarrje, pse do të prisja kaq gjatë? Kam arsye që në qoftë se një drejtues paguan për 3 muaj vartësin kur ai është në Francë, çfarë mund të bëj. Ky është ndryshimi mes bisedës së 8 korrikut dhe asaj të mbrëmshme”, tha Beqaj.



