
Një tjetër aksident është regjistruar pak më parë në aksin rrugor Milot-Morinë.
Një automjet me drejtues shtetasin K.Ll., 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G.R., 23 vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të aksidentit.



