Shtatë persona janë paraburgosur në lidhje me sulmin në Turqi ku mbetën të vrarë 13 ushtarë dhe u lënduan 56 persona të tjerë.
Ministri Brendshëm turk Soylu, u tha gazetarëve se shtatë të dyshuarit janë paraburgosur pasi është konfirmuar identiteti i sulmuesit vetëvrasës të sotëm. Ai gjithashtu ka thënë se policia është ende në kërkim të pesë të dyshuarve të tjerë.
Pjesa më e madhe e viktimave janë ushtarë. Ata ishin shënjestra e atentatit terrorist. Siç rapotojnë mediat në Turqi, një makinë e mbushur me eksploziv shpërtheu shumë pranë me autobusin që po transportonte ushtarët civilë, që kishin marrë lejen e fundjavës. Autotitetet vendase njoftuan se lënda eksplozive u aktivizua nga një kamikaz që drejtonte mjetin.
Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan drejtoi gishtin mbi militantët kurdë të PKK-së për sulmin. Ndërsa Kryeministrit Binali Jëlldërrëm, tha se kjo ngjarje nuk e dobëson vullnetin e vendit për të luftuar terrorizmin.



