5 fjalë që nuk duhet t’i përdorni në një intervistë pune

5 fjalë që nuk duhet t’i përdorni në një intervistë pune

Nëse keni për të realizuar një intervistë pune, ekspertët kanë arritur në rezultatin se janë disa fjalë që duhet t’i shmangni patjetër.

Sipas Jason Walker, drejtor në agjencinë e punësimit të Hays, përdorimi i frazave si: qartë, ne, punëtor etj.,  mund të dëmtojë shanset tuaja për punësim.

Duke folur për “Seek”, eksperti ndau pesë fjalët që nuk duhen përdorur.

Qartë

Sipas Z. Walker, fjala e parë që duhet të hiqet nga zhargoni i intervistës për punë është 'qartë'. Kur ju jeni në një intervistë punë, i bie që është hera e parë që takoni dikë dhe flisni për një punë të re, ndaj nuk mund të supozoni që gjërat janë të qarta. Për këtë arsye kjo fjalë duhet shmangur.

Ne

Kur jeni në një intervistë pune, duhet të flisni për aftësitë tuaja personale, pasi personit që keni përballë nuk i intreson puna juaj në ekip, ndaj shprehje të tilla si “Ne si department kemi punuar…” shprehje të tilla jo të përveçme nuk duhet të përdoren në një intervistë. Ajo që është shumë më e rëndësishme është roli i saktë që ju si individ keni luajtur në suksesin e një kompanie të mëparshme.

Punëtor (Punëdashës)

Kjo është një nga fjalët që përdoret më së shumti, por që duhet të eleminohet patjetër nga fjalori. Jo vetëm është shumë e përgjithshme, por shpesh është gënjeshtër. Nëse mendoni se do të jeni në gjendje ta “mashtroni” intervistuesin tuaj duke thënë se jeni “punëtor”, atëherë duhet të mendoni përsëri, paralajmëroi z. Walker. Në vend që të përdorni fjalë klishe, mundohuni të përdorni fraza që ilustrojnë punën që keni bërë konkretisht.

Sfida

Sipas Ian Scott, “sfida” nuk është një fjalë që duhet të jetë në përmbajtjen e intervistës tuaj të punës. Shprehja “I dua sfidat” shpesh mund të mos jetë e qartë dhe të tregojë fiks sfidat që mund të përballojë kandidati.

Gjithmonë është më mirë të jesh specifik dhe të përdorësh një shembull, pasi kjo do të sigurojë që të jesh më origjinal.

I motivuar për ndryshim

Z. Scott theksoi se të gjithë ata që janë duke kërkuar një punë të re janë në një farë mënyre të motivuar për një punë të re./DailyMail

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy