Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Abazi: Kemi votat e mjaftueshme. Zgjedhjet në veri duhet të ishin përfshirë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO)

Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Abazi: Kemi votat e mjaftueshme. Zgjedhjet në veri duhet të ishin përfshirë në marrëveshjen e Ohrit (VIDEO)

Haki Abazi, kryetar i Komisionit të Jashtëm në Kosovë deklaroi përmes një lidhje ‘Skype’ me studion e lajmeve në MCN Tv se qytetarët dhe institucionet presin që procesi i aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës të ecë përpara duke shtuar se sipas informacioneve, votat e mjaftueshëme që kjo të ndodhë janë.

I ndalur dhe tek zgjedhjet e zhvilluara ditën e djeshme në 4 komunat veriore, Abazi tha se ky proces duhet të ishte përfshirë me doemos në marrëveshjen e Ohrit.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Abazi tha se Kurti e ka zvogëluar pozicionin  e Kosovës në Bruksel duke futur eksperimente që nuk kanë pasur rezultatet e pritura.

Presim që procesi i aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës të shtyhet tutje dhe sipas informacioneve dhe punës kemi votat e mjaftueshme që kjo të ecë para. Duke qenë se për një kohë të gjatë kemi qenë në procese të ndikuara nga faktorë të ndryshëm, duhet të presim rezultatet përfundimtare.

Nuk do ndalemi në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit. Nëse kemi përgjigje negative ne nuk do ndalemi, synimi i qytetarëve të Kosovës është të bëhemi pjesë e mekanizmit ndërkombëtar perëndimor. Kjo do të jetë rruga e vetme që do të ketë ndikim në rrugëtimin tonë si shtet. Rezultati i një anëtarësimit është i rëndësishëm dhe për qasjen e qytetarëve të Kosovës në mekanizmat e drejtësisë ndërkombëtare. Mendoj se hapen mundësitë e anëtarësimit në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të drejtësisë si p.sh. qasje në Gjykatën e Strasburgut.

Rrethanat që është tentuar të mbahen këto zgjedhje janë jonormale. Fajtori kryesor është Serbia, por faktori i brendshëm politik ka realizuar procese imagjinare. Në të kaluarën është ndërtuar një piramidë letre që me idenë se serbët janë integruar, po në një ditë u zbulua që ishte një mashtrim kompleks, por mashtrim edhe për institucionet ndërkombëtare dhe ato të Kosovës. 

Ky lloj ballafaqimi në ditën e zgjedhjeve tregoi që Beogradi kontrollon serbët, dhe nga ana tjetër pala kosovare dhe ndërkombëtarët nuk janë në gjendje ta ndryshojnë. Mendoj se është gabim që nuk është futur çështja e zgjedhjeve në veri si pjesë e marrëveshjes së Ohrit.

Lista Serbe nuk flet në emër të popullit serb, ata po jetojnë në mungesë të zbatimit të ligjit. Lista serbe është dorë e zgjatur e politikës së Beogradit për të mos lejuar që Kosova të shtrijë sovranitetin. Kjo është goditje ndaj Kurtit, pasi kryeministri kishte premtuar që përmes negociatave do arrihej kontrolli i veriut. Lista serbe kërcënon se nuk do të lejojë sovranitet.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy