
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme pamje të transformimit të një shkolle në fshatrat e Roskovecit.
Përmes një video të publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’, Rama shkruan se kjo shkollë është një ndër dhjetë më të mirat e qarkut Fier.
“Mirëmëngjes dhe me këtë transformim shembullor të shkollës së një komuniteti njerëzish të mirë e punëtore në fshatrat e Roskovecit, ku rezultatet e nxënësve e mësuesve e renditën në dhjetë shkollat më të mira të qarkut Fier, ju uroj një fundjave të qetë,” shkruan Rama



