Rama mbledh drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët, u kërkon 1 milion vota në zgjedhje

Rama mbledh drejtuesit e qarqeve dhe kryebashkiakët, u kërkon 1 milion vota në zgjedhje

Kryeministri Edi Rama për 90 minuta ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit politikë të 12 qarqeve dhe kryebashkiakët socialistë për organizimin e zgjedhjeve parlamentare të 2025-ës.

Gazetari Andon Kello raportoi për edicionin e lajmeve në MCN TV se takimi i zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kongreseve nisi rreth 14:00 dhe u përmbyll pas afro një orë e gjysmë, pas diskutimeve me kupolën e ekipit elektoral, 15 drejtues politikë të PS dhe 55 kryebashkiakët socialistë.

I pari është larguar nga mbledhja kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi, i cili mbërriti dhe i fundit. Takimi u mbajt për organizimin e zgjedhjeve.

Kryeministri Edi Rama u ka vendosur objektiv prijësve të fushatës se kërkon 1 milion vota dhe se fusha është e hapur dhe tashmë koordinatorët duhet të hidhen në betejë.

Theksi është vendosur edhe te vota e diasporës. Kryeministri ka kërkuar që të ketë një vëmendje të shtuar për votën e diasporës, sipas zonave të tyre elektorale.

Fushata edhe pse është një muaj zyrtarisht, do të jetë 9 muaj për Partinë Socialiste.

Mbledhje të tilla do të jenë rutinë tashmë, por ky është takimi i parë i ekipit të rifreskuar socialist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy