Turqia shënon viktimën e parë me koronavirus

Turqia shënon viktimën e parë me koronavirus

Shënohet viktima e parë me koronavirus në Turqi.

Lajmi është konfirmuar të martën në mbrëmje nga Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.

"Në luftën tonë, sot humbëm një pacient," u tha ministri gazetarëve.

Ai tha se pacienti ishte një burre 89-vjeçar që ishte infektuar me COVID-19 nga punonjësi i tij.

Ai i bëri thirrje popullit të zbatojë masat e marra dhe të rezistojë për një muaj e gjysmë, ose deri në dy muaj.

Turqia të martën zbuloi 51 raste të reja të Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të prekurve me koronavirus në 98.

Evakuimi i 3.614 shtetasve turq nga 9 vende të Europës

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, lidhur me masat e marra për koronavirusin e ri (Covid-19) deklaroi se deri në mesnatë do të evekuohen 3.614 shtetas turq që ndodhen përkohësisht ose janë studentë në 9 vende europiane dhe të cilët kanë aplikuar për t’u kthyer në vend.

Çavuşoğlu, në një deklaratë lidhur me hapat që janë ndërmarrë për shtetasit jashtë vendit në kuadër të masave për Covid-19 tha se shtetasit që do të evakuohen në vend do të vendosen në karantinë në konviktet në Stamboll dhe në Kocaeli.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy