
Udhëheqësi i grupit separatist bask ETA, i shumëkërkuari Jose Antonio Urrutikoetxea, i njohur si Josu Ternera, është arrestuar pas mëse 16 vjetësh në arrati, deklaron Ministria e Brendshme e Spanjës.
Ai ishte për një kohë të gjatë udhëheqës i ETA-s, që vlerësohet të ketë vrarë rreth 850 vetë gjatë fushatës guerrile 50-vjeçare me qëllim krijimin e një shteti bask në veri të Spanjës dhe jugperëndim të Francës.
Ternera ishte në arrati që nga viti 2002 dhe kërkohej në Spanjë për përfshirjen e tij në vënie bombe në kazermat e policisë ku u vranë 11 vetë, mes tyre edhe gjashtë fëmijë. Në vitin 2017 u akuazua se i përkiste një grupi terrorist dhe u dënua me tetë vjet burg.
Pas një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga qeveria spanjolle në 2002 për sulmin e vitit 1987, ai ndenji i fshehur.
Grupi deklaroi se u shpërnda në maj të vitit 2018.
I arratisuri u gjurmua dhe u arrestua në Francë në një aksion të përbashkët të forcave spanjolle dhe franceze. /Sipas EuroNews/



