Zgjedhjet në Bullgari, Panchev: Po përsëritet situata e vitit të kaluar, nuk besoj që do të ketë qeveri të rregullt

Zgjedhjet në Bullgari, Panchev: Po përsëritet situata e vitit të kaluar, nuk besoj që do të ketë qeveri të rregullt

Për analistin Anton Panchev zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Bullgari nuk sollën ndryshime të mëdha nga viti i kaluar dhe se do të jetë shumë e vështirë të krijohet një qeveri e rregullt.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv, Panchev tha se nuk beson se do të ketë kompromise mes shtatë partive të zgjedhura dhe se mund të shkohet sërish në zgjedhje në fillim të pranverës.

Po faktikisht në zgjedhjet parlamentare nuk kemi ndryshime të mëdha nga viti i kaluar, sërish 7 parti kanë hyrë në parlament, është zëvendësuar vetëm një parti. Gerb është në vendin e parë, ka pasur më shumë vota. Por situata është e njëjtë me idenë se këta 7 parti janë ndarë në dy kampe. Partia Gerb ka mbi 100 deputetë, por nuk mjaftojnë që të kalohet kuota. Partia Nacionaliste Rilindje nuk është e gatshme të bashkëpunojë. Nuk besoj se mund të ketë një qeveri të rregullt.

Kemi jo stabilitet sepse kompromiset nuk janë shumë të besueshme, nuk besojmë se do të ketë kompromise, ose do të shkojmë sërish në zgjedhje në fillim të pranverës ose do të bëhet ndonjë kompromis nga Gerb dhe Vazhdojmë ndryshimet. Ka variante të tjera por janë të çuditshme, të kemi një qeveri nga partitë e tjera për një afat të caktuar, por në të vërtetë situata është e njëjtë si në vitin e kaluar dhe nuk ka shpresë se mund të ndryshohet. Duhet të kërkohet ndonjë variant me pjesëmarrjen e presidentit, të krijohet ndonjë tryezë e rrumbullakët. Gerb ka elektoral stabël. Është e vështirë të gjejmë një zgjidhje pasi partitë e tjerra do të humbin votues pas një qeverisje në koalicion me Gerb. Duhet të kërkohet kompromis, mbi rrugën euroatlantike të Bullgarisë. Do të them për herën e tretë, situata është me pak shpresë për krijimin e një qeverie të rregullt.

Kemi inflacion e lartë, por Bullgaria nuk ka probleme thelbësore ekonomisë pasi është eksportuese e tretë në Evropë për energjinë, nuk ka shumë probleme ekonomike që burojnë nga stabiliteti politik, prandaj partitë kanë liri të insistojnë për plotësimin e kushteve, prapë se prapë një mos stabilitet ekonomik ka ndikim mbi qytetarët. Pas agresionit rus duhet të merren vendime të rëndësishme në politikën e jashtme.

Duhet të themi se presidenti bullgar ka një qasje që bazohet në mbrojtjen e interesit bullgar. Jemi në një situatë të vështirë, jemi afër Rusisë, Bullgaria ka qëndrim të qartë, është furnizuesi kryesor i Ukrainës me municione. Mund të vazhdojmë me qeverisje teknike, por këto qeveri nuk kanë mundësi të marrin vendime strategjike dhe do të ketë kundërshtime nga partitë politike. Edhe sistemi politik bullgar nuk është krijuar që presidenti të ketë rol thelbësor në politikën e brendshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy