Një zjarr masiv ka përfshirë një manastir në Greqi, ku u deshën nëntë automjete dhe 20 forca zjarrfikëse për të shpëtuar murgeshat që jetonin aty.
Zjarri ra në manastirin e Varnakova Lepanto, ku 19 murgesha u evakuuan nga forcat zjarrfikëse.
Këta të fundit arritën të hiqnin reliket që ndodheshin në manastir para se flakët të përfshinin të gjithë ndërtesën.
Pasi kanë izoluar përhapjen e zjarrit, policia dhe zjarrfikëset kanë shuar flakët dhe po vlerësojnë dëmet.



