Haker që 12 vjeç, arrestohet i riu në Tiranë

Haker që 12 vjeç, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar nga Peqini që jetonte në Laprakë, në Tiranë.

Në pranga ka përfunduar Arben Bozhiqi.

Ai akuzohet se që në moshën 12-vjeçare ka hakeruar rreth 3000 adresa të rrjeteve sociale.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë pas një hetimi 6-mujor në kuadër të Procedimit Penal të vitit 2018.

Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtij shtetasi, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular.

Gjatë kontrollit të këtyre pajisjeve rezultoi se përmbanin informacione të nevojshme në lidhje me hetimin.

Nga bisedat e kryera në rrjetet sociale rezulton se kishte një shkëmbim adresash me qëllime të ndryshme si fitimi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy