Presidenti i Amerikës Donald Trump ka reaguar për herë të parë pas lajmit se ai është shtruar në spital si i prekur me koronavirus. Me anë të një postimi ai ka falendëruar mjekët për kujdesjen, ndërsa shton se po bëhet përparim në luftën me COVID-19.
“Mjekët, infermierët dhe të gjithë në Qendrën madhështore Mjekësore “Ëalter Reed” dhe të tjerët nga institucionet e tjera që u janë bashkuar atyre janë të mrekullueshëm! Përparim i jashtëzakonshëm është bërë gjatë 6 muajve të fundit në luftën kundër këtij virusi. Me ndihmën e tyre, po ndihem mirë,”- shkruan presidenti amerikan.
Para deklaratës së Trump, më herët ‘Reuters’ publikoi një lajm se një burim pranë presidentit i kishte thënë se gjendja është shqetësuese. Për këtë, po sipas këtij burimi, 48 orët e ardhshme janë të rëndësishme për shëndetin e numrit 1 të Amerikës.



