Aksioni në Manzë/ Berisha: Aktakuza bazohej në shpifje, Çuçi të japë dorëheqjen! Balla: Koha kur Kuvendi përfshihej në çështjet e drejtësisë ka marrë fund

Aksioni në Manzë/ Berisha: Aktakuza bazohej në shpifje, Çuçi të japë dorëheqjen! Balla: Koha kur Kuvendi përfshihej në çështjet e drejtësisë ka marrë fund

Ish-kryeministri Berisha kërkoi sot nga foltorja e Kuvendit dorëheqjen e ministrit Çuçi. Duke folur për ngjarjen në Manzë, Berisha tha se aktakuza bazohej në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë dhe se përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve “Jam këtu për të deklaruar sot se në këtë moment ndjehem më shumë se kurrë njëri prej tyre, ndjehem një muxhahedin, luftëtar i lirisë. U shpreh atyre ndjenjat e mia më të sinqerta të mbështetjes dhe simpatisë. Ndjehem sot muxhahedin sepse qeveria amorale e këtij vendi vrau në bukë të vet, në strehë të vet, një luftëtar lirie. Ndjehem sot muxhahedin më shumë se kurrë, sepse aktakuza e djeshme që lexuat, është historia më e turpshme për një vend. Ajo ishte e shkruar në Teheran. Aktakuza bazohej e tëra në shpifje, trillime të shërbimeve të ajatollahëve ndaj luftëtarëve të lirisë. Aktakuza përmbante elementë të poshtërimit ekstrem të Shqipërisë dhe shqiptarëve, sikur nuk është një vend anëtar i NATO-s, por sikur është një vasal i Iranit. Të marrësh ato për bazë, për të ushtruar një reprezalje më të turpshme në historinë e këtij vendi. Ndaj kërkoj largimin e menjëhershëm të ministrit të Brendshëm. Kërkoj të mbajmë një minutë heshtje për martirin e lirisë që ra për t’u bërë i pavdekshëm. Ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje!”. Ndërkohë kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se koha kur Kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e një kohë dhe se Berisha ka 32 vite që I përdor këto ngjarje për qëllime politike. “Koha kur politika, apo vetë Kuvendi përfshihej në çështje të drejtësisë ka marrë fund një herë e përgjithmonë në themelet që po ngrihet drejtësia e re. Kuvendi nuk mund të përfshihet kurrsesi. Kjo është një çështje ku policia e shtetit ka zbatuar vendimin dhe urdhrin e prokurorisë dhe në rastin në fjalë të një institucioni tek ti cili kemi të gjithë besim siç është SPAK. Përdorimi i këtyre ngjarjeve për qëllime politike është diçka që ka 32 vite që bën ky personi që sapo foli, bën korbin skifterin dhe ne duhet të vazhdojmë me rendin e ditës. Nuk mund të hedhim në votim diçka qe nuk ekziston. S’ka nevojë për votim ecim para”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy