Tajani: Dalja e Italisë nga Eurozona do të ishte një budallallëk

Tajani: Dalja e Italisë nga Eurozona do të ishte një budallallëk

"Po e ndjek me vëmendje të veçantë atë që po ndodh në Itali dhe jam i bindur se Italia dhe italianët do të dinë të gjejnë zgjidhjet e duhura për të gjitha problemet. Por ndërkohë, e gjej me vend të theksoj se hipoteza e daljes nga euro është një budallallëk".  

Kështu është shprehur presidenti i PE-së, Antonio Tajani, në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Itali.

Si president i PE-së, si parlamentar dhe si italian do të bëj të pamundurën që kjo të mos ndodhë”, ka shtuar ai.

Për Tajanin, dalja e Italisë nga eurozona do të thotë dalje nga Bashkimi Europian dhe shkatërrim i kursimeve të italianëve. “Do të thotë t’u japësh një goditje të fortë sipërmarrjeve të vogla, të mesme e të mëdha, në mënyrë të veçantë atyre në veri të vendit”, ka thënë ai.

Uroj që asnjë qeveri të mos e mendojë këtë”, ka përfunduar ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy