Eksperti i bujqësisë Gjok Vuksani n një lidhje skype me MCN Economy ka komentuar lidhur me sektorin e bujqësisë për të cilin u shpreh se ka një rënie me 43.5% më pak mbështetje për fermerët. Ai tha se qeveria nuk e ka mbështetur siç duhet bujqësinë ndërsa kërkoi që në 2024 skemat mbështetëse të jenë më të mirë menduara. Sipas tij, gjendja më e keqe është te blegtoria ku kemi një rënie të theksuar të numrit të bagëtive dhe lopëve të qumështit.
Është vështirë të shpjegosh se çfarë ka në mendje qeveria por mund të them se prioritet për qeverinë shqiptare bujqësia nuk është. Po të shkojmë pak më në detaje dhe të shohim investimin real në atë shumë është dhe rritja e pagës së punonjësve të bujqësisë duke zvogëluar akoma më shumë shumën reale që i shkon fermerit dhe më pak financim. Por po ti futemi në thellësi për 2024 ka një reduktim me 30% krahasuar me vitin e kaluar dhe po të vijmë te pjesa e parave që i shkojnë direkt fermerit është rreth 45.3 % reduktim. Pra shifrat janë akoma më dramatike nëse i marrim në detaje sepse ka një problematikë shumë të theksuar.
Buxheti shkon për të mbajtur administratorët e bujqësisë shqiptare dhe vetëm 30% e kësaj shumë shkon për fermerët dhe duke bërë një pasqyrim të tillë them se gjendja është shumë më dramatike se më parë. Qeveria shqiptare për bujqësinë se ka prioritet dhe më duket sikur e konsiderojnë atë dhe fshatin si dorën e dytë dhe nuk e kanë investuar dhe mbështetur atë. Duhet të themi se duam të ndryshojmë skemat mbështetëse për 2024 dhe s’ka asnjëlloj diskutimi, apo marrje mendimesh sepse skema mbështetëse duhet të ngrihen mbi bazën e studimeve të thelluara për një fushë të caktuar. Pra situata nën bujqësi nuk është optimiste.
Lidhur me fondet IPARD, Vuksanaj tha se nqs do flasim për fondet IPARD duhet të themi se këto fonde për ipard 2 janë pezulluar dhe për ipard 3 janë bllokuar, që do të thotë se dhe nga sot po të jepet drita jeshile kjo është e gjithë kohë e humbur.
Fondet e IPARD në përgjithësi futen në ekonominë shqiptare për të realizuar standardet më të larta janë për një kategori fermerësh që kanë njëlloj standardi. Një masë e madhe e fermerëve që punojnë tokën vetë, një masë e vogël e fermerëve do përfitonin nga fondet e IPARD. Gjithë diskutimi që bëhet nuk bëhet vetëm për një pjesë por për të gjithë fermerët në përgjithësi dhe duhet të mbështeten të gjithë. Skema mbështetëse për 2024 duhet të studiohen mirë dhe të vendosen ato skema që i shërbejnë bujqësisë dhe fermerëve. Duhet të ketë një studim paraprak me blegtorët fermerët dhe përpunuesit.
Ndërsa sa i përket sektorit të blegtorisë, ai tha se ëhstë një nga sektorët ku gjendja paraqitet më keq, me një numër të reduktuar të bagëtive.
Nga 2018 ishin 2.7 mln bagëti dhe tani janë 2 mln, pra rreth 700 krerë më pak. Nga lopët e qumështit kemi 120 krerë më pak. Ky është problemi i parë që ka blegtoria reale, reduktim të deleve, lopëve dhe dhive që japin qumësht natyral për shqiptarët. Në këto kushte ata janë në detyrim të importojnë qumësht kryesisht nga Serbia por dhe vende të tjera. Kjo lind dhe për pasojë të një anomalie që ka me rimbursimin e tvsh sepse produktet shqiptare nuk u rimbursohet tvsh ndërsa ato të importuar kanë në rimbursim me 20% të tvsh. Pra fermerët kanë më shumë interes ta importojnë.



