Vendimi i Arbitrazhit ndërkombëtar në favor të biznesmenit Italian Françesko Beketi është pritur me reagime të ndryshme në Tiranë. Kryeministri Rama vuri në diskutim integritetin e Gjykatës Ndërkombëtare, ndërsa Presidenti Meta e kryedemokrati Basha, thanë se një kapriço e kreut të qeverisë do t’u kushtojë shqiptarëve 110 milionë euro.



