
Teksa pas publikimit të emailave të Gledis Nanos, Prokuroria dha urdhër për mospublikimin e materialeve, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e vlerëson si të palogjikshëm në aspektin ligjor.
Për emisionin “MCN live”, Manjani vlerësoi se prokuroria nuk mund të zëvendësoj qeverinë në vendime të saj, dhe si ti tillë, ky vendim është nuk dhe i pabazë.
Prokuroria nuk është qeveri që të bëj dallimin me të, qeveria mund të marrë vendime të caktuara, kurse një prokuror nuk mund të zëvendësoj qeverinë, pra urdhri si i tillë nuk ka as logjike, as kushtetuese as ligjore.
Prokurori merr vendime në kuadër të një çështje penale por jo për të rregulluar gropat dhe vakumet e qeverisë, në këtë pikëpamje urdhri i prokurorisë është nul.
Media ka detyrë të bëj punë e vet, natyrisht brenda një detyrë të caktuar dhe norme, por jo të marrë urdhra ndalimi apo censure aq më tepër nga prokurorë, censurën e vendosin të tjerët.
Censura justifikohet nëse ti publikon të dhëna se do të ketë psh një sulm qe cenon interesin kombëtar por jo dokumente dhe emaile të para 10 vitesh, është muhabet kot ky, janë budallallëqe, s’kane sens as logjik as ligjor, asgjë, për mua është një rreshtim i paqëllimshëm ose i qëllimshëm i shërbimit të prokurorisë në shërbim të grupit politik që sundon.
Manjani thotë se hekarat të japin përshtypjen se punojnë për Ramën teksa edhe plasimi i tyre bëhet si me regji.
Për mua personalisht emailat që janë bërë publike, duken që çuditërisht edhe publiciteti i tyre bëhet me regji, duket sikur hakerët punojnë për Ramën, dikush nxjerr një lajm që paska qenë e planifikuar vrasja e Bashës dhe bëhet lajm njëkohsisht në të gjitha mediat, këtu të lë të kuptosh se ka një regji. Ato emaile kane vlerë 0, duhet parë si kanë ndodhur, jo të gjitha janë të vërteta, këto behën më qellim që të tërheqin vëmendjen nga hallet e ditës dhe problemet e njerëzve.
Përderisa nuk ka transparencë nga qeveria, konspiracionet qëndrojnë.



